San Paolo, 25 maj, NOA - Brazili tregon edhe njëherë se është vendi i iniciativave më të çmendura dhe ekstravagante që mund të ndërmerren, duke ndërtuar një motel me drita të kuqe, posaçërisht për qentë.
Në San Paolo është përuruar për herë të parë një motel me drita të kuqe, posaçërisht për qentë, i pajisur me të gjithë aksesorët dhe modelet e luksit të një vendi akomodimi normal.
Ky vend i veçantë takimi për qentë, duket se ka gjithçka që mund të nevojitej edhe për njerëzit normalë, dhoma me pasqyra, të arreduara me perde të errëta, krevate ultra-konfortë, jastëkë në formë kocke, e si të mos mjaftonte, ka edhe lexues për DVD,
Çmimet janë edhe më të çuditshme, 30 euro për ta lënë qenin tënd të rehabilitohet në një vend të tillë çlodhës, ndërsa pronari mund të çlodhet në një dhomë të bërë për njerëzit me 40 euro për të njëjtat orë.
n.e/NOA