English

Faqet e para të gazetave në Shqipëri dhe analizë e titujve kryesorë 25 Maj

Tiranë, 25 Maj, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Hënë, 25 Maj 2009. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit.

Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e e-mail:Â info@noa.al:

E përditshmja "Shekulli" ka si argument kryesor të ditës, "PD,

kush janë kandidatët për deputetë". Shkrim tjetër kryesor është "Vjedhje me faturat e energjisë elektrike".

Një vëzhgim me titull "Ujësjellësi i Bovillës, i rrezikuar nga fekalet" vjen në këtë të përditshme, e po ashtu, trajtohet dhe tragjedia e Librazhdit, "Nënë e bijë mbyten në lumin Devoll".

E përditshmja raporton dhe një lajm nga Pogradeci, "Atentati, minë me telekomandë biznesmenit".

Gazeta "Panorama" publikon si artikull kryesor sot, intervistën e saj me Dritëro Agollin: "Nano gaboi me Ramën, Mejdani duhej në listë".

Në rubrikën "Dossier", e përditshmja del me titullin "Zbulohet dokumenti sekret, Enver Hoxha shpalli "Heroi i Kombit", dy gjeneralë të Titos.

"Gazeta Shqiptare" çelet me titullin "Zhdukja e Remzi Hoxhës, zbulohet dëshmia sekrete". Sipas të përditshmes, ish-furnitori i UÇK, Ismet Kryeziu, njihte personat që torturuan dhe vranë të ndjerin. E përditshmja citon avokatin Idajet Beqiri të ketë thënë se Kryeziu ka lënë një intervistë të papublikuar, ku rrëfen gjithçka ai di për zhdukjen e biznesmenit shqiptar nga FYROM.

Gazeta "Shqip" hapet me titullin, "Vizat, BE stopon Berishën". Sipas gazetës, fitojnë Mali i Zi dhe FYROM, humbasin vendi ynë dhe Bosnja.

Argument tjetër kryesor i së përditshmes është intervista me gruan e të ndjerit Dritan Hoxha, presidentit i Top Media: "Vjollca Hoxha: Ky vit pa tanin, shumë i gjatë".

Gazeta ndalet dhe në faktin se BBC u ka kërkuar falje shqiptarëve për fyerjen në Eurovizion gjatë prezantimit të Kejsi Tolës me këngën e saj, nga spikeri Norton.

E përditshmja "Koha Jonë" hapet me titullin "PD: Zgjedhjet, asnjë votues me certifikatë". Gazeta trajton debatet e orëve të fundit duke cituar Islamin nga PS dhe Bumçin nga PD lidhur me kërkesën për dokumente alternative nga kartat e identitetit për zgjedhjet e 28 qershorit.

Shkrim tjetër është ai nga Austria, "Rinia shqiptare e Vjenës: Erjon Veliaj po abuzon me emrat tanë".

"Koha Jonë" trajton edhe ajo çështjen e Mateos me titullin, "Nëna e të rrëmbyerit: Shteti ynë, i papërgjegjshëm".

Gazeta "Korrieri", hapet me titullin "Financimi, ja sa lekë do të marrin partitë për zgjedhjet".

Titull tjetër kryesor është "Luiza Xhuvani, të rikthejë qytetin e harruar që votoi për Fatos Nanon".

Shkrim tjetër lexohet "Familja e Mateos: Djalin na e zhdukën, Topi dhe Berisha janë përgjegjës".

Po ashtu mund të lexoni një vëzhgim me titull "Përgjysmohet brenda vitit, puna e hoteleve".

Gazeta "Standard" hapet me titullin "Brenda vitit, kësti i parë për 20 mijë ish-të përndjekur".

Po ashtu kjo e përditshme veçon në faqen e parë, "Egjipt, arrestohet dhe një shqiptare për sulmin me bombë në Kajro".

e.l/NOA

KOMENTE