English

Fundoset në Liqenin e Batllavës një vajzë teksa po shëtiste

Kosovë, 25 maj NOA - Fundoset në liqen teksa po shëtiste, gjen vdekjen.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër është fundosur në liqenin e Batllavës, teksa ishte duke u shëtitur. "Një femër gjersa ishte duke shëtitur kur ka rene aksidentalisht dhe është fundosur ne liqenin e Batllavës", thuhet në njoftimin e policisë. Shpëtimi i saj ka qenë i pamundur pasi ajo kishte ndërruar jetë kur është nxjerrë nga liqeni.

Me urdhër te prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Policia bëri të ditur se po vazhdojnë hetimet për të zbardhur me saktësi rrethanat e fundosjes se vajzës, ndërsa priten dhe rezultatee e obduksionit.

k.k/NOA

KOMENTE