English

Gjykata e Tiranës liron Ylli Kelmendin, dëshmitari i vrasjes së "Mirit të Xhikes"

Tiranë, 25 maj/ NOA - Gjykata e Rrethit të Tiranës liroi sot Ylli Kelmendin, një nga dëshmitarët e vrasjes së "Mirit të Xhikes".

Gjykatësi Petrit Çomo ka vendosur lirimin me kusht të Kelmendit, të dënuar me 2 vjet burg "për armëmbajtje pa leje" dhe "kundërshtim të efektivave të policisë".

Sipas vendimit të gjykatës, 44-vjeçari Ylli Kelmendi nuk duhet të kryejë asnjë vepër tjetër penale, në të kundërt do të vuajë dënimin e mbetur përveç akuzës së re.

Ngjarja për të cilën është dënuar nga Gjykata e Tiranës Ylli Kelmendi, ka ndodhur  më 3 korrik të vitit të kaluar kur ka qenë duke kaluar me automjetin e tij, pranë Kuvendit të Republikës.

I dënuari refuzoi t'i ushtrohej kontrollit fizik, duke shtyrë dhe efektivat e policisë. Ditën e ndalimit, ai mbante me vetë një pistoletë pa leje.  Â

e.l/NOA

KOMENTE