Tiranë, 25 maj/ NOA - Qendra Kulturore e Modës "Moda në Fokus" zhvilloi Javën e modës për fëmijë ( tre ditë në QTU me pjesëmarrjen e firmave më prestigjioze për fëmijë.
Nder to, Okaidi, Mothercare, Idexe(qëndra Casa Italia), Terranova Kid's, Tradita popullore Edlira (Qtu) American style Kids (qendra Kristal), Oseku group, Prenatal, Kenvelo Kids dhe Bikini Kids (QTU).
Ideja dhe realizimi i këtij aktiviteti ishte e Mimi Memiajt, presidente e kësaj Qendre. Në një pronocim për mediat Memiaj shprehet e lumtur që "realizova një jave mode të mirefilltë për fëmijë që në fakt nuk kishte asnjë ndryshim nga sfilata e të rriturve".
Ajo shton se impenjimi dhe organizimi kanë qenë në maksimum.
"Është një javë mode Pranverë-Verë 2009 që u realizua me rastin e 20 Majit ditës se jetimeve dhe në prag të festës së 1 Qershorit. Kanë sfiluar me kostume popullore fëmijët e shtëpisë së fëmijës "Zyber Hallullit" dhe fëmijët e shkollave të Tiranës, publike dhe jopublike duke dhënë një mesazh: Jemi të gjithë ne fëmijët tuaj këtu në këtë pasarelë për një jetë më të bukur dhe të kulturuar me ngjyrat tona duam t'ju përcjellim prindërve tanë dëshirën për një të ardhme të kulturuar dhe largpamëse.
Memiaj shprehet se në dimër do të ketë një tjetër javë mode vjeshtë-dimër 2100, e sipas saj kjo është një mundësi e bukur për fëmijët tanë, të cilët kanë qenë të mrekullueshëm. Ndërkohë që lirshmëria e fëmijëve në skenë, ka ardhur dhe falë punës të bërë me ta, nga pedagogia dhe koreografia e njohur Roberta Mone, e cila ka bërë që fëmijët të ndjehen mjaft mirë në skenë, gjatë ditëve të sfilatës.
Njëkohësisht ka pasur dhe surpriza të tjera të bukura, të dhuruara nga grupi i baletit të qendrës Let's Dance.
a.k/NOA