English

Ish-presidenti maqedonas Cërvenkovski, zgjidhet nga kongresi lider i LSDM-së

Shkup, 25 maj, NOA - Branko Cërvenkovski u zgjodh lider i Lidhjes Social Demokrate (LSDM) me shumicë votash në kongresin e djeshëm të kësaj partie.

Ai ka marrë gjithsej 495 vota nga gjithsej 601 delegatët e pranishëm në Kongresin e kësaj partie më të madhe opozitare në Maqedoni. Ish-presidenti i vendit Branko Cërvenkovski pas zgjedhjes së tij mbajti një fjalim para të pranishmëve duke theksuar vlerësimet e tij për gjendjen në Maqedoni. Cërvenkovski pranoi se LSDM-ja është në një krizë të gjatë dhe serioze, e cila karakterizohet me rejtingun e ulët, dezorientimin programor, deficitin kadrovik dhe shumë dobësi të tjera organizative.

Ai u zotua se do të mundohet ta nxjerr partinë nga kjo krizë, dhe se 70 përqind e angazhimit partiak dhe programor të LSDM-së, në të ardhmen do t'i kushtohet zhvillimit ekonomik të vendit.

NOA-INA

Â

KOMENTE