English

Konflikti në familje, zbulohet me automatik pas denoncimit nga shtëpia

Tiranë, 25 maj/ NOA - një grindje në familje është ashpërsuar kaq shumë në kryeqytet sa në sallën operative të policisë ka mbërritur një telefonatë që raportonte incidentin duke kërkuar ndihmë.

Në pak minuta, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë, shkuan në familjen Jubrushi dhe ushtruan një kontroll të imët.

Policia e Tiranës tha zyrtarisht se u krye arrestimi në flagrancë i 60-vjeçarit Xheladin Jubrushi.

"Arrestimi i tij u krye sepse pas një konflikti në familje, është ushtruar kontroll në banesë dhe i është gjetur një armë automatik, model 56", - sqaroi policia.

Në lidhje me ngjarjen, policia tha se pasi u kryen veprimet proçeduriale, materialet do t;i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake", kurse nuk konfirmoi ngritje akuze tjetër lidhur me konfliktin brenda familjes.

a.k/NOAÂ

KOMENTE