Shkup, 25 maj, NOA - Një shtetas francez me simptoma të të njëjta të gripit të derrave, AH1N1 është hospitalizuar në Klinikën Infektive në kryeqytetin maqedonas.
Mjekët e Klinikës Infektive kanë theksuar se kanë pranuar pacientin 50- vjeçar, i cili duke hyrë në vendkalimin kufitar Dojran nga Greqia në Maqedoni, ishte ankuar tek mjekët për temperatura të larta dhe kollitje, simptoma të njëjta me gripin e derrave.
Pacienti i sëmurë është i izoluar në Klinikën Infektive derisa të verifikohen rezultatet që po kryhen në Entin Republikan për Mbrojtje Shëndetësore, se a është i infektuar nga virusi AH1N1.
NOA-INA
Â