English

Në komunën e Prizrenit dhe të Malishevës qytetarët kanë gjetur municione

Prizren, 25 maj -Â Â Gjejnë municione teksa vinin themelet për ngritjen e një shtëpie, i dorëzojnë ato në polici.

Dy qytetarë po vinin themelet për ndërtimin e një shtëpie pak ditë më parë në rrugën "Anton Çeta" në Prizren, kur kanë gjetur 7 granata dore të llojeve të ndryshme, bëri të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prizren. Më pas gjatë kontrollit, Njësiti i Krimteknikës kanë gjetur edhe municione të ndryshme si 240 fishekë 7.9 mm, 3 karikatorë me 90 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 5 fishekë shkollorë të kalibrit 7.62 mm dhe 19 fishekë kalibrash të tjerë. Mësohet se po atë ditë disa fëmijë të moshës 10 deri 12 vjeç kanë gjetur një granatë dore dhe e kanë dërguar në Stacionin e Policisë në Malishevë. Polici kujdestar, mjetin e pashpërthyer e ka pranuar me kujdes nga fëmijët dhe e ka vendosur në një vend të sigurt jashtë objektit të policisë. Edhe pse shumë herë janë bërë thirrje të shumta nga policia, organizata dhe shoqata të ndryshme e institucione shkollore, që mjetet e rrezikshme të mos preken me dorë, gjëra të këtilla po vazhdojnë të ndodhin.

k.k/NOA

KOMENTE