Durrës, 25 maj/ NOA - Ka thithur ca drogë që të jetë sa më në formë dhe në një moment kur mesa duket, vetja i dukej më i fortë se kurrë, ka shkuar të vrasë një djalë.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shijakut, në orën 23.00 të ditës së djeshme, informon korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA.
Nekeljan Merko, 31 vjeç, lindur e banues në qytetin e Shijakut, për motive të dobëta, nën efektin e lëndës narkotike ka tentuar të vrasë me arme zjarri 27-vjeçarin Ilir Mitat Nurka, duke i shkaktuar plagosje në këmbë.
I dëmtuari ndodhet i shtruar në Spitalin e Rajonal të Durrësit, jashtë rreziku per jeten.
Policia e mbërritur në vendngjarje, tha se u bllokua në cilësinë e provës materiale, arma e krimit, një automatik "Kallashnikov ", me nr 3103653 e përdorur nga autori.
Materialet në ngarkim të Nekeljan Merkos, iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale të "Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë", dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake".
m.v/NOA