Skënderaj, 25 maj NOA - Tre automjete janë përplasur me njëria-tjetrën në rrugën Skënderaj-Drenas të Kosovës, për pasojë ka gjetur vdekjen një 33-vjeçar.
Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme në rrugën rajonale Skenderaj -Drenas, përkatësisht në fshatin Polluzhë, të Skenderajt, ndërsa ishin të përfshira tri automjete civile.
Aksidenti mendohet të ketë ndodhur si pasojë e manovrimeve të pasigurta dhe zhvillimit të shpejtësisë së madhe nga ana e drejtuesit të automjetit "Mazda" i cili besohet të kishte bërë një tejkalim të pasigurt të një automjeti tjetër në lëvizje.
Dyshohet se drejtuesi i automjetit "Mazda" që po qarkullonte në drejtim të Drenasit, fillimisht bën një tejkalim të pasigurt të automjetit "Audi" dhe më pas ndeshet direkt me automjetin e tipit "BMË" i cili po qarkullonte nga drejtimi Drenas-Skenderaj.
Për pasojë dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë u lënduan dhe u transportuan me urgjencë në QKUK në Prishtinë, ndërsa drejtuesi i automjetit Mazda, një 33-vjeçar ka ndërruar jetë.
Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e vërteta të këtij aksidenti që i mori jetën një personi dhe plagosi katër të tjerë.
k.k/NOA