English

Plaçkitja e banesës së dy italianëve, arrestohet 30-vjeçari

Tiranë, 25 maj/ NOA - Policia e Tiranës, zbulon autorin e dyshuar vjedhjes së banesës së dy italianëve.

Efektivat e komisariatit të policisë së kryeqytetit ndaluan dje 30-vjeçarin Gentjan Xhaferi, banues në Tiranë, i proceduar më parë për vjedhje.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se ndalimi i tij u krye pasi, dyshohet se është autor i vjedhjes së banesës së dy shtetasve italian.

Sipas policisë vjedhja ka ndodhur me datë 6 prill të këtij viti në rrugën "Sotir Kolea" në Tiranë.

Një person kishte mundur të hynte në ambientet e banesës ku jetonin dy italianët dhe kishin marrë prej andej 300 euro si dhe sende me vlerë.

Ndaj 30-vjeçarit u ngrit akuza e "vjedhjes".

k.k/NOA

KOMENTE