English

Po spostonte një shtyllë elektrike, gjen vdekjen aksidentalisht pasi ajo rrëzohet

Durrës, 25 maj, NOA - Gjatë punës për spostimin e një shtylle elektrike, është rrëzuar në mënyrë aksidentale duke gjetur vdekjen.

Ngjarja fatale ka ndodhur në Xhafzotaj dhe sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, prej saj ka humbur jetën 37-vjeçari Ilir Dekavelli, lindur dhe banues në fshatin Rreth të komunës së Xhafzotajt.

Policia informon se në lidhje me këtë ngjarje, janë kryer të gjitha veprimet e para hetimore dhe ato tregojnë se Dekavelli ka gjetur vdekjen aksidentalisht, si pasojë e rrëzimit të tij nga shtylla elektrike.

Materialet i kaluan prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme.

KOMENTE