English

Policia e Tiranës boshatis qendrën, arreston 13 persona që këmbenin valutë pa licencë

Tiranë, 25 maj NOA - Arrestohen 13 persona të cilët ushtronin aktivitetin e paligjshëm të këmbimit të valutës dhe të parave në rrugë.

Policia e Tiranës ka organizuar sot një operacion të koduar "Black market" i cili u finalizua me arrestimin e 13 personave ndaj të cilëve janë siguruar prova të mjaftueshme që provojnë se ata ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm të këmbimit të valutës dhe të parave në rrugë, pa licencën e Bankës së Shqipërisë.

Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit thanë se mbështetur në udhërat e ekzekutimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Seksioni Kundër Pastrimit të Parave pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, krye ekzekutimin e urdhrave për masën e sigurisë "Arrest në burg" për 13 persona ndërsa tre të tjerë kanë marrë masën e sigurisë me "arrest shtëpie".

Ata akuzohen se kanë ushtruar aktivitet të paligjshëm, duke konsumuar veprën penale të "Ushtrimit të palicensuar të veprimtarisë financiare".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi e konsiderueshme parash në euro dhe lekë shqiptar.

"Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, është e vendosur për të vazhduar operacionin "Black market' deri në eleminimin plotësisht të kësaj veprimtarie të kundraligjshme, vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore, të personave që ushtrojnë veprimtari valutore të palicencuar" thuhej në deklaratën e policisë së kryeqytetit lëshuar pak orë më parë.

k.k/NOA

Të arrestuarit:

Rebani Korra, 48-vjeç

Neim Dule, 55-vjeç

Ylli Omeri, 52-vjeç

Tomorr Bejkollari, 52-vjeç

Jovan Gjika, 58-vjeç

Shlezen Geci, 38-vjeç

Vlamdir Fino, 48-vjeç

Dashamir Torba, 46-vjeç

Fatmir Sinanaj, 43-vjeç

Kadri Haxhillari, 52-vjeç

Gjergji Roshi, 53-vjeç

Rrahim Mahilaj, 46-vjeç

Shkëlzen Spahiu, 48-vjeç

Basri Cenaj, 51-vjeç

Xhavit Mema, 63-vjeç

Destan Mulgeci, 71-vjeç

KOMENTE