English

PS, Blushi e Xhaçka në Korçë:Varfëria, rrjedhojë e politikave klienteliste që ndjek kryeministri

Korçë, 25 maj NOA - Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Ben Blushi dhe kandidatja për deputetë, Olta Xhaçka, kanë prezantuar programin e ri qeverisës të PS-së gjatë takimeve derë më derë në lagjet nr.10 Â dhe nr. 18 të qytetit të Â Korçës.

Kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste janë njohur nga afër me shqetësimet e banorëve të kësaj zone, duke i siguruar se pas zgjedhjeve të 28 qershorit cilësia e jetës së tyre do të jetë më e mirë se sot.

Gjatë fjalës së tij Blushi theksoi varfërinë e madhe që haset në çdo cep të Shqipërisë, jo vetëm në qarkun e Korçës, që është rrjedhojë e politikave klienteliste që ndjek kryeministri.

Ndërkohë Xhaçka, u është drejtuar banorëve që me zgjedhjen e tyre në 28 qershor t'i japin PS-së shansin për të mirë qeverisur vendin.

"Në këto 4 vjet të qeverisë Berisha, sigurisht shqiptarët dhe banorët e kësaj lagjeje, nuk janë pasuruar. Nuk kanë mirëqenie më të madhe. Nuk ka cilësi jete më të madhe dhe është vërtetë e trishtë se sa probleme ka dhe se sa peripeci ju duhet të kalojnë dhe se sa të vështirësuar e kanë jetën gjatë këtyre 4 viteve të qeverisë Berisha. Sigurisht, që nuk janë të pashpresë, nuk janë të pashpresë se Berisha i ka ditët e numëruara" tha Xhaça.

Ajo shtoi se "nuk janë të pashpresë se na ndan një muaj e pak nga dita e zgjedhjeve dhe të gjithë bashkë ne këtu, kemi një shans fantastik, për ta zbuar Kryeministrin Berisha njëherë e mirë nga pushteti dhe për të sjellë atë mirëqenie dhe për të sjellë atë zhvillim që Shqipëria meriton dhe këta banorë të kësaj lagje meritojnë."

k.k/NOA

KOMENTE