Bruksel, 25 maj NOA - Leje pune për imigrantët që përmbushin kriteret dhe një sërë masash penale për ndëshkimin e punonjësve pa dokumente në BE, u miratua nga qeveritë evropiane.
''Kartën Blu'' për imigrantët u miratua sot, dhe do të ketë kohëzgjatje për katër vjet.
"Jam shumë i kënaqur që Evropa ka vendosur të zbatojë dy elementë të rëndësishëm të politikës së saj të përbashkët për imigracionin'', deklaroi Jacques Barrot, komisioneri evropian për Drejtësi dhe Siguri. Këto dy masa bëjnë pjesë në ''paktin e imigracionit dhe azilit'', miratuar në muajin dhjetor të vitit 2008, objektivi i së cilës është organizimi i imigracionit legal dhe lufta kundër imigracionit klandestin. ''Karta blu'', që do të jetë e gatshme brenda dy viteve në vendet evropiane do të konkurrojë me ''kartën e gjelbër'' amerikane duke e bërë kështu BE-në më tërheqëse për të diplomuarit në vendet e treta dhe për t'u mundësuar gjithashtu shteteve t'u përgjigjen punonjësve të tyre në nivele të larta. Karta do të ketë një kohëzgjatje deri në katër vjet dhe kjo leje pune do të jetë vetëm për shtetet ku do të dorëzohet. Sanksionet penale parashikojnë të sensibilizojnë ndërmarrjet të luftojnë kundër imigracionit klandestin. k.k/NOA    Â