English

Rrufeja godet për vdekje një adoleshente teksa ajo po punonte në arë

Gjakovë, 25 maj/ NOA - Rrufeja godet për vdekjen një adoleshente e cila po punonte në arë.

Ngjarja ndodhi sot në komunën e Gjakovës, kur një vajzë e moshës 16-vjeçare është goditur nga rrufeja dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia e sinjalizuar për ngjarjen mbërriti menjëherë për të zbardhur rrethanat.

Sipas policisë e cila bëri këqyrjen e vendit të ngjarjes, vajza ka qenë duke punuar në arë kur një rrufe e ka goditur atë.

"Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për ekzaminim ne institutin e mjekësisë ligjore. Rasti në hetime", ka njoftuar policia.Â

k.k/NOA

KOMENTE