English

Shtypi ditor për 25 maj 2009 në Evropë dhe SHBA

Tiranë, 25 Maj, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Evropë dhe SHBA, për ditën e Hënë, 25 Maj 2009. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit.

Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e e-mail:Â info@noa.al:

Marrëdhëniet mes

Bashkimit Evropian, në dritën e bisedimeve të ardhshme për lëndët energjetike, qëndrimin i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit dhe shpërdorimet financiare të deputetëve britanikë janë në qendër të vëmendjes së shkrimeve të shtypit të sotëm.

Disa anëtarë të kabinetit të kryeministrit Braun, mes tyre dhe ministri i Financave, janë akuzuar se kanë përdorur fonde publike për të paguar llogaritarë për t'u marrë me financat e tyre.

Akuzat ngrihen në numrin e sotëm të gazetës The Daily Telegraph, e cila që prej mbi dy javësh, ka boton hollësi të shpenzimeve që deputetët ia kanë faturuar shtetit.

Ndërsa afera vazhdon, udhëheqës të Kishës së Anglisë u kanë bërë thirrje votuesve që të mos dënojnë partitë e mëdha për aferën, duke mbështetur partitë e ekstremeve si Partia Kombëtare Britanike, BNP, pikëpamjet e së cilës, sipas tyre, mbjellin ndasi racore, - shkruan gazeta.

Financial Times analizon marrëshëniet amerikano-iraniane dhe paralajmëron mundësinë që administrata e presidentit Obama të zbusë qëndrimin ndaj Iranit dhe programit të tij bërthamor.

Në fakt, kjo e përditshme autoritare britanike thotë se kreu i ushtrisë amerikane, Majk Malen, mendon se është e mundshme që ShBA-të të pranojnë programin bërthamor të Iranit nëse ai heq dorë nga prodhimi i bombës bërthamore për çka, sipas tij, nevojiten një deri në tre vjet, që është më pak se parashikimet e shërbimit informativ amerikan.

The Guardian shkruan se autoritetet iraniane kanë bllokuar qasjen në Facebook, faqe kjo e internetit që shërben për ndërlidhjen sociale të të interesuarëve.

Sipas gazetës, Facebook është bërë armë e rëndësishme në fushatën paraelektorale për zgjedhjet presidenciale në Iran.

Me qëllim të mobilizimit, sidomos të votuesve të rinj, për zgjedhjet e 12 qershorit, kjo faqe posaçërisht është shfrytëzuar nga Husein Musavi, kandidat reformator nga radhët e opozitës.

Sipas gazetës, fakti se autoritetet vendosën bllokimin eFacebook-ut flet për qëllimin e tyre që të zvogëlojnë shanset e kundërshtarëve të presidentit aktual, Mahmud Ahmedinexhad.

Financial Times në një koment të vetin merret me ardhmërinë e marrëdhënieve mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë para bisedimeve për çështjen e furnizimit me lëndë energjetike.

Gazeta thotë se Brukseli nuk dëshiron përsëritjen e dimrit të kaluar kur për shkak të mosmarrëveshjeve mes Rusisë dhe Ukrainës mbetën pa ngrohje mijëra shtëpi në Evropën e Mesme dhe atë Lindore.

Me qëllim që diçka e ngjashme të mos përsëritet, BE dëshiron që Moska të nënshkruajë Marrëveshjen Evropiane të Energjisë të cilën e refuzon presidenti rus Medvedev. Ai e bëri këtë qartë të ditur në samitin ruso-evropian që u zhvillua javën e kaluar.

Sipas gazetës, BE-ja duhet të këmbëngulë nënshkrimin e marrëveshjes dhe të mos bjerë në kurth duke u lejuar rusëve fillimin e negociatave për traktatin e ri ndërkombëtar të energjisë, për çka angazhohet presidenti Medvedev, por për të cilën gazeta thotë se është e panevojshme.

Politikanë kryesorë të partive CDU, CSU dhe FDP, që synojnë të krijojnë sërish një koalicion mes tyre, ndër ta edhe vetë kancelarja Angela Merkel, e quajtën rizgjedhjen e presidentit Horst Këler një sinjal pozitiv për zgjedhjet parlamentare të shtatorit në Gjermani. Kurse kryetari i SPD-së, Franc Myntefering u shpreh se këto parti e kishin shpallur edhe në vitin 2004 si sinjal pro tyre zgjedhjen e Këlerit, por zgjedhjet parlamentare çuan në një përfundim tjetër. Edhe komentatorët e gazetave gjermane janë të mendimit se nëse prej Asamblesë Federale vjen ndonjë sinjal, ai është se në zgjedhjet parlametare do të kemi sërish një garë kokë më kokë.

"Lübecker Nachrichten" vëren: Para pesë vjetësh Këleri erdhi në këtë post si paralajmëtar i një koalicioni mes demokristianëve dhe liberalëve. Rizgjedhja e tij nuk bë si hapës i rrugës së një mundësie për krijimin e ndonjë koalicioni, por si e një kryetari shteti të respektuar prej të gjitha partive dhe të dashur nga populli. Edhe pse rikonfirmimi i tij në post u bë prej një forumi i cili është i krijuar në bazë të raporteve politike në parlamentin federal, Bundestag, dhe në parlamentet e landeve, ky vendim përputhet shumë mirë me atmosferën dhe opinionin që mbretëron aktualisht. Kriza nuk është kohë për eksperimente, në një kohë të tillë njerëzit mbështet tek gjërat që kanë u kanë rezistuar provave. Dhe në opinionin e shumicës së gjermanëve Horst Këhleri ka dhënë prova të mira.

Pas analizës se pse rivalja socialdemokrate e Këlerit, Gezine Shvan, e cila kishte edhe mbështetjen e të gjelbërve, nuk arriti t'i merrte as të gjitha votat e kampit të vet dhe jo më edhe ndonjë nga votat e Partisë së Majtë, gazeta "Sächsische Zeitung" shkruan:

Fakti që Shvan nuk arriti t'i merrte të gjitha votat e kampit të vet refleton gjendjen pat mes kampit të demokristianëve dhe të liberalëve nga njëra anë dhe të të majtëve dhe ekologjistëve nga ana tjetër. Në rast se prej kuvendit të Berlinit do të dilte vërtet ndonjë sinjal në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 27 shtatorit, atëherë ky do të ishte: gara do të jetë sërish e ngushtë. Bashkimi sup më sup i Angela Merkelit, kryetarit të liberalëve Gido Vestervele dhe atij të kristiansocialëve Horst Zehofer gjatë Asamblesë Federale mbetet një ngjarje momenti, aq më tepër që garant për suksesin nuk ishin kryetarët e këtyre partive, por Horst Këleri vetë.

e.l/NOA

KOMENTE