Rrëshen, 25 maj NOA - Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka zhvilluar sot një takim me banorët e Rrëshenit.
"Nuk është vetëm infrastruktura dhe rritja e rrogave, nuk është vetëm rritja e pensioneve dhe rritja e buxhetit, nuk është vetëm dyfishimi i të ardhurave. Është rritja e turizmit. Është rritja e eksporteve. Është dixhitalizimi. Është ulja e vjedhjes, e korrupsionit. Është rritja e imazhit, zbukurimi i imazhit tonë, zbukurimi i imazhit të shqiptarëve" tha Topalli.
Sipas saj doktrina ekonomike ishte një doktrinë, në radhë të parë në luftë kundër korrupsionit, në luftë kundër krimit të organizuar. Ishte një doktrinë e rritjes ekonomike, e rritjes së të ardhurave, e rritjes së rrogave, e rritjes së pensioneve, e uljes së taksave.
"Ne, kemi treguar se kur e themi fjalën, e mbajmë atë. Këto 4 vite kanë qenë konfirmimi i fjalës së mbajtur, këto 4 vite kanë qenë konfirmimi i premtimeve të mbajtura.
Ne nuk jemi si Bashkia e Tiranës që proteston kur Shqipëria hyri në NATO. Jemi dy botë krejt të ndryshme. Ne nuk jemi si Bashkia e Tiranës që hedh baltë mbi rrugën që po e bën jetën më të mirë. Ne nuk jemi si Bashkia e Tiranës që hedh helm çdo ditë, çdo orë, është partia e lejeve të ndërtimit" shtoi më tëj kryeparlajmentarja.
k.k/NOA