Tiranë, 25 maj, NOA - Një avion i linjës Tiranë-Romë ka kryer një ulje të detyruar në mbrëmjen e djeshme, duke krijuar një panik në radhët e pasagjerëve, të cilët ishin kryesisht me shtetësi shqiptare.
Sipas të dhënave paraprake për agjencinë e Lajmeve NOA, avioni i përkiste kompanisë ajrore Alitalia dhe kryente si përherë rrugëtimin duke transportuar pasagjerë mes dy kryeqyteteve, Tiranë dhe Romë.
Burimet tregojnë se ulja e ka qenë e detyrueshme, pasi një zog ishte futur në motorin e avionit të Alitalias dhe kjo shkaktoi shqetësim tek drejtuesit e tij, të cilët preferuan të ulen.
Anulimi i fluturimit shkaktoi panik mes pasagjerëve, por incidenti u mbyll pa shkaktuar asnjë problem mes tyre.
n.e/NOA