Elbasan, 25 maj NOA - Flakët e zjarrit shkrumbojnë një banesë në Elbasan, nuk ka viktima.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen "Vullnetari" në qytetin e Elbasanit, kur një banesë pronë e shtetasit Bujar Skora, emigrant në Greqi, u shkrumbua nga flakët e zjarrit.
Punonjësit e zjarrfikëses dhe forca të shumta policie mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për të neutralizuar flakët e zjarrit.
Pas disa orësh zjarrfikësit mundën të evitonin përhapjen e zjarrit në banesat përreth, deri në shuarjen e plotë të tyre.
Ndërkohë që policia nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e rënies së zjarrit.
Nga hetimet e para dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, megjithatë hetimet po vazhdojnë.
k.k/NOA