English

Ambasadori Withers: Zgjidhjet politike janë të paqëndrueshme pa femrat

Tiranë, 26 maj, NOA - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Withers, duke përshëndetur takimin "Liderët në Politikë" ka deklaruar se "asnjë zgjidhje në politikë nuk është e gjatë dhe e qëndrueshme nëse nuk ka një grua brenda saj".

Duke folur për çështjen e përfaqësisë së femrave në politikë, ai tha se nuk po flasim për një vendosje të saj si kukull në drejtimin e një bordi apo drejtorie, por të trajtohet si e barabartë.

"Ato duhet të kenë të njëjtat mundësi, si edhe burrat, për të ngjitur shkallët e karrierës", tha ndër të tjera Withers.

"Rritja e gruas në politikë zgjidhet me fjalën "pjesëmarrje", e cila do të thotë konkretisht, të jesh aktive", tha ambasadori amerikan.

Sipas tij, femrat duhet t'i çojnë më tej ato kapacitete, në mënyrë që gruaja të jenë e barabartë me burrat.

"Ndihem i inkurajuar nga puna që po bëhet për të rritur praninë e grave në politikë, shumë përparim është bërë, por mbetet edhe shumë për të bërë.

Edhe në Shtetet e Bashkuara ekziston ky problem, në Senat përshembull nga 100 meshkuj, ka vetëm 17 femra, kur ato përbëjnë më shumë se 17 5 të popullsisë së SHBA-ve", shtoi më pas përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

n.e/NOA

KOMENTE