English

Bangladesh, cikloni provokon vdekjen e 62 personave

Bangladesh, 26 maj, NOA - Në Bangladesh, cikloni Aila ka provokuar vdekjen e mëse 62 personave.

Lajmi është publikuar nga agjencia ATN e këtij vendi.

Sipas të dhënave, bilanci fillestar ka qenë 44 të vdekur nga erërat e forta, por ai u rrit në 62 më pas, pas gjetjes së shumë trupave të tjerë të flakëritur tutje prej tyre.

Ekspertët tregojnë se cikloni i fortë ka goditur disa zona të Bangladeshit dhe të Indisë Orientale, duke provokuar goditje të forta nga deti, të cilat u shoqëruan me këtë numër kaq të madh të vdekurish.

n.e/NOA

Â

KOMENTE