English

Dënimi në Itali i Alzan Keçit, policia në operacion për kapjen e tij

Durrës, 26 maj/ NOA - Sektori Operacional dhe i Kërkimit në Drejtorinë e Policisë Qarkut Durrës, sapo ka përfunduar një operacion për kapjen e një të dënuari në Itali.

Burime zyrtare të policisë së Durrësit, thanë për agjencinë e lajmeve NOA se në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak bënë të mundur ndalimin e 29-vjeçarit Alzan Keçi.

I dyshuari, lindur dhe banues në Shijak në lagjen "Popullore" u prangos në fshatin Gjepalaj pranë Shijakut, pasi Gjykata e Rrethit Durrës, në vendimin Nr. 562 të datës 6 nëntor 2007 ka njohur vendimin e Gjykatës Italiane.

Kjo e fundit, e ka dënuar Alzan Keçin me 7 vjet e 8 muaj burg për veprën penale te "Trafikimit të lëndëve narkotike".

Denimi i tij prej gjykatës së Durrësit është konvertuar me 6 vjet e 7 muaj burg. Policia sqaroi se vepra penale e konsumuar nga i riu, është e parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

v.m/NOA

KOMENTE