Pekin, 26 maj, NOA - Eshtë zbuluar misteri i "njeriut-ujk". Një kinez 31-vjeçar e ka trupin e tij të mbuluar në masën 96 % prej qimeve dhe njihet nga komuniteti shkencor si një nga njerëzit me më shumë qime në botë.
Sipas ekspertëve, shkaku i kësaj, mund të jetë një masë ekstra në zinxhirin e tij të ADN-së, përgjegjës për prodhimin e shumë qimeve në trupin e tij, prej të cilave vuan që nga lindja.
Një fakt i tillë është vënë në dukje nga studimi i realizuar prej universitetit të Pekinit, i cili ka marrë në shqyrtim tre familje, të cilat vuajnë nga e njëjta simptomë.
Njëra nga rastet e para që njihen për këtë dukuri ka qenë Julia Pastrana, një indiane-meksikane, e cila figuronte tërësisht e mbuluar me qime.
Në kromozomin e saj të 17-të, u vu re se kishte një anomali gjenetike, e cila shkaktonte edhe efektin e tmerrshëm të mbushjes së trupit me qime.
n.e/NOA
Â