English

Greqia mesazhe të reja për Maqedoninë, pranon liberalizimin e vizave ndaj saj

Athinë, 26 maj, NOA - Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis i ka dërguar porosi të qartë Shkupit zyrtar nga tribuna e konferencës vjetore të organizuar nga "Ekonomist" në Athinë.

Sipas televizionit grek ERT, Bakojani ka theksuar se Greqia mbështet perspektivat evroatlantike të vendeve Ballkanike por edhe të Maqedonisë, me kusht që ato plotësisht të plotësojnë kriteret e Komisionit Evropian dhe NATO-s.

Sipas saj, Greqia mbështet edhe liberalizimin e vizave për të gjitha vendet fqinje, por gjithashtu duke nënvizuar se këto vende paraprakisht duhet të përmbushin kriteret e parashtruara nga bashkësia evropiane. Shefja e diplomacisë greke një porosi të njejtë e ka bërë edhe për Turqinë, që gjithashtu është vendi pretendues për anëtarësim në BE.

NOA-INA

KOMENTE