Romë, 26 maj, NOA - Janë shtuar duke arritur deri në 23 rastet e gripit të derrit në Itali, duke shkaktuar një alarm të përgjithshëm për institucionet dhe vetë qytetarët.
Ministria e Shëndetësisë Italiane ka konfirmuar edhe 4 raste të reja ditën e sotme, të cilët janë një djalë 17-vjeç dhe një tjetër 18 vjeç nga Roma, të cilët ishin kthyer nga një udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një rast tjetër është ai i një vajze nga Napoli, e cila gjithashtu kishte shkuar për një seancë studimore në Nju-Jork.
Autoritetet e kanë bllokuar menjëherë brenda në shkollë vajzën e sëmurë, duke mos lejuar askënd që t'i afrohet.
Ndërsa rasti i katërt, më i riu, është ai i një 34-vjeçari, edhe ai mbërrinte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas një vizite që kishte bërë atje dhe tani është nën mbikëqyrjen e rreptë të mjekëve.
Ky grip konsiderohet mjaft i rrezikshëm dhe arrin të dallohet lehtësisht mes njerëzve.
n.e/NOA
Â