Tiranë, 26 maj, NOA - Afrimi i fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit, ka shënuar edhe incidentin e parë të saj.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, në mbrëmjen e djeshme është thyer me mjete të forta hyrja e një zyre elektorale pranë rrugës "Don Bosko" në kryeqytet. Zyra elektorale i përket Partisë Socialiste dhe ishte parashikuar që të vihej në funksion të fushatës elektorale për këtë forcë politike.
Kanë qenë punonjësit e kësaj zyre të cilët kanë konstatuar dhe kanë raportuar menjëherë pranë forcave të policisë.
Sipas tyre, njësia elektorale është thyer e gjitha me mjete të forta, dhe policia nga ana e saj nuk ka pranuar variantin e ndonjë grabitje me thyerje.
n.e/NOA