Tiranë, 26 maj, NOA - Konfindustria ka shprehur shqetësimin e saj për kufizimin e tejskashëm brenda një kohe të shkurtër të masës së kreditimit nga sistemi bankar me pasoja për bizneset cilësore dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
"Mbështetur në të dhënat e vazhdueshme të industrive më të rëndësishme të vendit anëtare të Konfindustrisë vihet re, se në tremujorin e dytë të vitit financiar 2009 ndeshemi me dukurinë e shtimit shqetësues të mungesave për likuiditet në ekonominë shqiptare", thuhet në një deklaratë të këtij organizmi ekonomik.
Sipas drejtuesve të saj, kalimi i bankave të nivelit të dytë nga skaji i një politike kreditimi të përshpejtuar, me shenja të dukshme mungese profesionalizimi, subjektivizmi dhe korrupsioni, që shkaktoi rritjen e ndjeshme të "kredive të këqia" në masën tërësore të portofolit të kredive me pasoja të rënda për qëndrueshmërinë e sistemit financiar dhe ekonomik të vendit, në skajin e kundërt të kufizimit të plotë të masës së kreditimit edhe për biznese me tregues cilësor, tregon se kemi të bëjmë me çështje mjaft shqetësuese në mënyrën e menaxhimit të deritashëm të sistemit bankar shqiptar. "Pavarësisht mbajtjes së një niveli të lartë të shpenzimeve publike gjatë vitit financiar në vazhdim, kreditimi i ekonomisë nga sektori bankar është në kufijtë më të ulët historik, duke ndikuar negativisht në ecurinë e treguesve ekonomike kryesisht në industritë dhe prodhimin vendor. Gjendja paraqitet edhe më e vështirë nëse kihet parasysh zhvillimi i krizës ekonomike dhe financiare globale dhe pasojat e saj në ekonominë shqiptare", pohon Gjergj Buxhuku, administrator i përgjithshëm i Kofindustrias.
n.e/NOA
Â