Kastrat, 26 maj, NOA - Policia Kufitare e Shkodrës, në bashkëpunim me forcat e policisë, ka bërë të mundur kapjen e 16 koli cigaresh të markës VIVA Slims, të cilat po hynin kontrabandë nga territori i Malit të Zi, drejt territorit shqiptar.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, këto cigare po trasportoheshin me dy mushka në afërsi të kufirit shtetëror mes dy vendeve, në fshatin Brigje të Malësisë së Madhe.
Policia ka kryer shoqërimin e dy personave të dyshuar si autorë të kësaj veprimtarie të kundraligjshme, emrat e të cilëve, për arsye hetimi, nuk mund të bëhen të ditur si dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale malli i cili po trasportohej kontrabandë.
n.e/NOA