Himarë, 26 maj/ NOA - Himara ka qenë ndalesa e sotme e kryetarit të Forumit Rinor të PD-se, Gerti Bogdani.
Ai shoqërohej nga kryetari i PD-së Vlorë Ardian Kollozi, njëkohësisht kandidat për deputet, si dhe kandidati tjetër për qarkun e Vlorës, Kreshnik Cipi.
Bogdani në fjalën e tij përpara të rinjve himarjotë theksoi se kjo zonë tashme është një tregues konkret te asaj që qeveria Berisha ka bërë në këto katër vjet.
Kane ngelur dhe pese jave tha ai, nga zgjedhjet e 28 qershorit dhe tashme të gjithë duhet të punojmë, e kryesisht të rinjtë, me qëllim që Partia Demokratike të vazhdojë ndryshimin e nisur të Shqipërisë", - tha Bogdani.
Pas takimit me të rinjtë dhe qytetarë të tjerë të Himarës, për të tanishmit u organizua dhe një kokteil.
Në kuadër të prezantimit të projektit të maxhorancës u premtua se Himara do të jetë në fokus të Partisë Demokratike në mandatin e ardhshëm, me qëllim që aty të krijohet dhe të zhvillohet ndryshimi pozitiv i deritanishëm.
e.l/NOA