Tiranë, 26 maj/NOA - Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka caktuar sot masën e sigurisë "arrest me burg" për tre shtetasit gjermanë të kapur me 40 kilogramë heroinë.
Të pandehurit janë Franz Kiacsek, 43 vjeç, Regina Kiacsek, 46 vjeçe dhe Daniel Englert, 61 vjeç.
Para gjykatës të pandehurit kanë mohuar akuzat, duke pretenduar se nuk mendonin se në automjetin e tyre gjendjen lëndë narkotike, por një pikturë.
Pavarësisht pretendimeve gjykata ka caktuar në ngarkim të tyre masën e sigurisë ‘arrest me burg", - bënë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA, burime brenda seancës për vlerësimin e masës së sigurisë që u krye pa praninë e kamerave.
Tre shtetasit gjermanë ranë në pranga në sajë të operacionit të koduar "Kështjella".
Së bashku me ta në pranga ranë dhe dy shtetas shqiptarë, Zaim Tafa pronari i lokalit me emrin "Kështjella" në rrugën që të çon në Patos dhe Alban Pëllumbi.
e.l/NOA