Tiranë, 26 maj/NOA - Gjykata e Rrethit të Tiranës ka dënuar me 400 mijë lekë gjobë infermieren Fabiola Agastra, e akuzuar për "mjekim të pakujdesshëm".
Vendimi është dhënë sot, nga gjyqtari Kreshnik Omari, bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA, burime nga gjykata e kryeqytetit.
Ngjarja për të cilën akuzohet ngastra ka ndodhur më 2 shtator të vitit 2006. Një vajzë 7 vjeçare, Luçiana P., është dërguar nga gjyshja e saj në QSUT, pasi kishte temperaturë të lartë.
Mjeku i rojës kishte urdhëruar infermieren e turnit për t'i injektuar një injeksion, i cili më pas i ka shkaktuar vogëlushes paralizë.
Pas kësaj ngjarjeje ka qenë e ëma e vajzës ajo që bëri edhe denoncimin në Prokurorinë e Tiranës.
Organi i akuzës kërkoi dy seanca më parë, dënimin e infermieres me 600 mijë lekë gjobë.
e.l/NOA