Romë, 26 maj, NOA - Klubi i Interit e ka zgjatur kontratën me Hoze Murinjon deri në 30 qershor të vitit 2012 dhe ky lajm i publikuar, tashmë është zyrtar e një fakt për të gjithë.
Interi e ka argumentuar zgjatjen e kontratës me Murinjon, bazuar në projektin që një vit më parë ai paraqiti për skuadrën në fjalë, e cila duket se u ka pëlqyer drejtuesve të këtij ekipi.
Në këtë mënyrë, trajneri i njohur portugez u dha fund spekulimeve, të cilat e lidhnin atë me një kalim te ekipi i Realit të Madridit, duke nënshkruar marrëveshje tre-vjeçare, e cila do ta mbajë atë pranë Interit deri në vitin 2012. "Si përgjigje e dëshirave të trajnerit të vazhdojmë projektin të cilin e kemi filluar së bashku para një viti, dëshirë e pritur me kënaqësi nga klubi si shenjë e afrisë dhe shpirtit luftarak, Inter bën të ditur se Jose Mourinho ka vazhduar marrëveshjen deri në 30 qershor të vitit 2012", shkruhet në deklaratën zyrtare të klubit. Mourinho thuhet se ka një rritje të pagës, e cila tash është 10 milionë euro në vit, por klauzola për ndërprerje të kontratës, vazhdon të mbetet në kuotën e 7.5 milionë eurove.
n.e/NOA