English

Nënshkruhen kontratat për punimet e Bypassit të Durrësit dhe Nyjes Rrugore të Vorës

Tiranë, 26 maj NOA - U nënshkruan sot, në prani të Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, kontratat për fillimin e punimeve te ndërtimit të Bypassit të Durrësit dhe Nyjes Rrugore të Vorës një financim i Qeverisë Shqiptare dhe Fondit Kuvaitian.

Kontratat u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Andi Toma, dhe nga dy përfaqësuesit e kompanive kuvaitiane.

Ministri Olldashi i cilësoi kontratat si shumë të rëndësishme për rrjetin rrugor të Shqipërisë, veçanërisht për Rajonin Tiranë-Durrës në të cilin është përqendruar dhe fluksi kryesor i trafikut.

Projekti është i ndarë në dy komponente, Bypassi i Durrësit fillon nga dalja e mbikalimit të Shkozetit në Autostradën Tiranë - Durrës dhe përfundon duke arritur në Mbikalimin e Plepave Projekti i Mbikalimit të Durrësit përfshin ndërtimin e rreth 5 km superstradë me 4 korsi kalimi. Projekti parashikon ndërtimin e rrethrrotullimit të ri të Shkozetit dhe të tre rrethrrotullimeve të reja në pikat lidhëse me rrugët transversale, nënkalim e trasesë hekurudhore si edhe degëzimet që e lidhin mbikalimin me Portin e Durrësit dhe kodrat e Rrashbullit (Rruga ekzistuese Durrës - Vorë) dhe që janë në total 2 kilometër rrugë me katër kalime.

Kostoja e këtij projekti arrin ne 12.9 milionë Euro.

k.k/NOA

KOMENTE