Florida, 26 maj, NOA - Gjenialiteti i Albert Ajnshtajnit ka lënë gjurmë në trurin e tij. Me këtë bindje, paÂleoantropologia Dean Falk në universitetin e Floridas, ka studiuar lëndën e trurit të shkencëtarit të madh, duke arritur në një përfundim të cilin e ka quajtur mëse interesant. Në lobet e pareteve të saj, që lidhen me aftësitë matematikore dhe shprehive hapësinore e shkencore, ka identifikuar një sërë variacionesh të shumta, krahasuar me normativën e lejuar. Janë relieve, të cilat të bëjnë të mendosh për një organizim të trurit, në një mënyrë krejt ndryshe nga ai standard, frut i të cilit është kapaciteti i jashtëzakonshëm intelektual që kishte Ajnshtajni.
Ai vdiq në moshën 76-vjeçare dhe truri i tij u ruajt nga patologu Thomas Harvey, fotot e të cilit janë marrë në shqyrtim nga Dean Falk. Ndërsa 240 kampione të këtij truri u montuan në xhamat e mikroskopëve, dhe iu lanë në dispozicion shkencëtarëve të interesuar për t'u marrë me të.
Ka qenë viti 1985, kur një neuro-shkencëtar nga universiteti i KaliforÂnisë, Marion Diamond, publikoi rezultatet e para të arritura pas studimit të këtyre kampioneve, duke thënë se ato kishin shtresëzime më të mëdha se normala.
Kanë qenë edhe shkencëtarë të tjerë të cilët më pas kanë kryer studime, duke pohuar gjithmonë të njëjtin fakt: Truri i Ajnshtajnit nuk ka qenë normal, prandaj ai ishte një gjeni.
n.e/NOA