English

Topalli në Strasburg: Së bashku me vendet mike të shembim murin e shengenit

Strasburg, 26 maj NOA -  Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Kryetari i Parlamentit Kroat Luka Bebic morën pjesë si të ftuar specialë të Samitit të Asamblesë Parlamanetare të Natos dhe Këshillit Atlantikut të Veriut, që u mbajt ne Oslo te Norvegjisë.

Të pranishëm ishin Sekretari i Përgjithshëm i NATOs Jaap de Hoop Scheffer, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Nato-s John Tanner , Kai Eide, i dërguari special i UN për Afganistanin si dhe shumë personalitete dhe përfaqësues të vendeve anëtare të NATO-s. Kryeparlamentarja Topalli ka mbajtur një fjalim ku fillimisht ka falënderuar Parlamentet e vendeve anëtare të NATO-s, që në një kohë rekord prej nëntë muajsh, bënë të mundur ratifikimin e Protokollit të NATO-s për anëtarësimin e Shqipërisë në këtë aleance".

"Jam shumë e nderuar që ulem këtu bashkë me ju, si përfaqësuese e një kombi që vetëm 18 vjet më parë nuk i lejohej as të mendonte për NATO-n. Ndërsa sot unë sjell me vete lumturinë e të gjithë shqiptarëve, të cilëve ëndrra e NATO-s iu kthye në realitet. Faleminderit popujve dhe qeverive tuaja aleate, që e ushqyet dhe i dhatë jetë kësaj ëndrre" tha Topalli. Â

"Shqipëria është një komb që ka vuajtur nën dhunë e terror, ndaj edhe iu bashkëngjit menjëherë vendeve të aleancës kundër terrorizmit. Ndërsa, edhe pse jemi një vend i vogël, misionet tona paqeruajtëse janë kudo. Mbijetesa e shpirtit evropian të shqiptarëve është me të vërtetë një mrekulli hyjnore. Kjo është një ndër arsyet thelbësore që Shqipëria u rendit si vendi i parë në ish-lindjen komuniste që kërkoi anëtarësimin në NATO" shtoi më tej ajo gjatë fjalës së saj.

Sipas saj, sot motoja e Shqipërisë është vazhdimësia e ndryshimit, që e bën atë, me kontributet e veta, pjesë të familjes së madhe evropiane. "Një mur tjetër duhet të shembim, së bashku me vendet mike. Murin e shengenit. Ky është fokusi i politikës sonë të jashtme, kjo është ambicja jonë dhe unë kërkoj mbështetjen tuaj. E ndjej që edhe kësaj radhe ju do të na mbështesni, do të mbështesni një popull që u izolua tërësisht nga e gjithë bota për 50 vjet. Një popull që një të tretën e tij e ka sot jashtë kufijve të Shqipërisë" ka shtuar Topalli.

k.k/NOA
KOMENTE