English

Transparency International: Shqipëria zbriti ndjeshëm në renditjen e korrupsionit

Tiranë, 26 maj/ NOA -Transparency International evidenton se Shqipëria kaloi 41 vende nga 2005-2008 në renditjen e perceptimit të korrupsionit. Një raport i organizatës prestigjioze ndërkombëtare Transparency International ka evidentuar sot faktin se Shqipëria ka bërë një punë të dukshme në luftën kundër korrupsionit.

Në raport publikohen shifrat për Shqipërinë, nga viti 2005 deri në vitin 2008, duke u cilësuar rasti shqiptar si "një rast sinjifikant i progresit kundër korrupsionit".

Sipas të dhënave, në vitin 2005, perceptimi i shtetasve shqiptarë për korrupsionin dhe nivelin e tij, bëri që Shqipëria të renditej në vendin e 126-të në rang botëror.

Në vitin 2006, vendi ynë rezulton në vendin e 111-të dhe një vit më pas ka zbritur në vendin e 105.

Kurse në vitin që u mbyll (2008), Shqipëria rezulton të jetë në vendin e 85-të, përsa i përket perceptimit mbi nivelin e korrupsionit në rang botëror.

Autoritetet shqiptare vlerësojnë se një sërë reformash dhe masash në përpjekje për të frenuar burokracinë dhe abuzimin me përftimin e shërbimeve shtetërore, kanë sjellë për pasojë uljen e nivelit të korrupsionit në katër vitet e fundit.

e.l/NOA

KOMENTE