Elbasan, 27 maj NOA - Një metalurg i Uzinës së Prodhimit të Çeliqeve në Elbasan është aksidentuar dhe për pasojë është dëmtuar rëndë.
Grigor Ilia 47-vjeç nga Elbasani u aksidentua dje rreth orës 14.30 Â teksa po punonte në Uzinën e Petëzimit nën administrimin e firmës turke Kurum.
I aksidentuari ka në vendin e punës kur është goditur nga trau që shërben për transportin e shufrave të hekurit.
Metalurgu ka pësuar dëmtime në gjymtyrë, veçanërisht në këmbën e djathtë.
Mjekët bënë të ditur se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që policia nisi menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Mësohet se prokuroria e Elbasanit ka nisur ndjekjen penale për "shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë".
k.k/NOA