Korçë, 27 maj, NOA - Ja që ndodh edhe kështu. Makina jote mund të dëmtohet nga një aksion i bashkisë për të mirën e qytetit.
Një gjë e tillë i ka ngjarë Dolor Kotës nga qyteti i Korçës, i cili ka denoncuar në polici faktin se makinës se tij tip Ëolsvagen Caddy i është dëmtuar xhami i derës anësore.
Pasi janë kryer hetimet e para rezultoi se xhami është dëmtuar nga punonjësit e Bashkisë së qytetit të Korçës, të cilët gjatë natës po vrisnin qentë endacakë në qytetin e Korçës.
U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Shkatërrimit të pronës nga pakujdesia", parashikuar nga neni 161 i Kodit Penal.
Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA