English

Çifti Topi niset drejt Italisë, për të ndjekur finalen e Ligës së Kampionëve.

Tiranë, 27 maj NOA - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi u nisën sot drejt Italisë me ftesë të Presidentit të UEFA-s, Mishel Platini.

Topi është i ftuar nderi për të ndjekur ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve 2008-2009, e cila do të zhvillohet në stadiumin "Olimpiko" të Romës mes skuadrave të Barcelonës dhe Mançester Junajtid.

e.l/NOA

KOMENTE