Riad, 27 maj, NOA - I ati dëshironte që emri i pagëzimit të djalit të tij, të ishte ai i babait të tij që nuk jetonte më, por edhe e ëma dëshironte të njëjtën gjë për djalin e saj, pasi edhe i shoqi ia kishte premtuar këtë gjë në kohën kur ishte shtatzanë.
Sherri i madh për një çështje të tillë ka çuar deri në ndarjen e plotë të çiftit, i cili sipas të dhënave, rezultonte të ishte nga Arabia Saudite dhe është ndarë vetëm disa ditë pasi ka lindur fëmija i tyre, për shkak se nuk kanë mundur të merreshin vesh për pagëzimin e të porsalindurit.
Familjarët e këtij çifti nuk ia kishin dalë të zgjidhnin këtë kontest, dhe ata ishin ndarë fiks 48 orë pas lindjes së fëmijës së tyre. Ndërkaq, një studim i fundit ka treguar se Arabia Saudite dhe shtetet e Gjirit Persik kanë shkallën më të lartë të divorcit në botën arabe. Sipas të dhënave zyrtare, në Arabinë Saudite çdo ditë divorcohen 67 çifte.
n.e/NOA