English

Grindet me familjarët, tenton t'i japë fund jetës 34-vjeçarja

Elbasan, 27 maj NOA - Tenton t'i japë fund jetës, pas një sherri me familjarët e saj.

Ngjarja ndodhi dje në lagjen "5 Maji" në Elbasan kur Zhaneta Pecaku 34-vjeçe ka konsumuar një helm bimor i cili përdoret për spërkatjen e pemëve frutore. 34 vjecarja Ajo është gjetur në gjendje të rëndë nga familjarët e saj të cilët e transportuan menjëherë në spital.

Mjekët e spitalit kirurgjik të Elbasanit u përpoqën për t'i shpëtuar jetën 34-vjeçares e cila aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia mbërriti në banesën e Pecakut ku në vendin e ngjarjes gjeti helmin që kishte konsumuar ajo.

Sipas policisë helmi ishte i llojit Seligor 40ç, përcaktimi i së cilës ka ndihmuar mjekët t'i japin mjekimin e duhur gruas.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se po punohet për të zbardhur shkaqet që detyruan 34-vjeçaren t'i japë fund jetës.

Nga hetimet e para dyshohet se ka qenë një sherr për motive të dobëta në familje që ka çuar Pecakun drejt vetëflijimit.

k.k/NOA

KOMENTE