English

I vë flakën vetes një 18-vjeçar shpëtohet nga babai i tij

Tropojë, 27 maj NOA - Tenton t'i japë fund jetës duke i vënë flakën vetes, e shpëton babai.

Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës së sotme në fshatin Sopot të komunës Tropojë e Vjetër, kur 18-vjeçari E.G, ka i ka vënë flakën vetes.

Sipas policisë, adoleshenti është mbyllur në dhomën e tij ku kishte fshehur një shishe me benzinë.

Pasi ka spërkatur trupin e tij me benzinë i ka vënë flakën vetes.

Ka qenë babai i 18-vjeçarit i cili ka konstatuar të birin teksa digjej.

Mëgjithëse gjendej mes flakëve adoleshenti nuk ka guxuar të nxjerrë asnjë rënkim apo fjalë nga goja.

Babai i tij ka ruajtur qetësinë para skenës së tmerrshme, dhe me një batanije në dorë iu hodh përsipër djalit të tij duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Ai u transportuar menjëherë në spitalin e Bajram Currit, por mjekët deklaruan se gjendja e tij ishte e rëndë ndaj dhe me një helikopter ai u transportua drejt spitalit të Tiranës.

Policia nisi menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat që kanë shtyrë adoleshentin të ndërmarrë aktin fatal.

Sipas dëshmisë së babait të, E.G, ai vuante prej disa kohësh nga depresioni.

k.k/NOA

KOMENTE