Romë, 27 maj, NOA - Finalja e madhe e Ligës së Kampioneve pritet të luhet sot mes dy ekipeve të mëdha, Manchester Unitedit dhe Barcelonës, në stadiumin Olimpik të Romës.
Nga ekspertët e futbollit, kjo konsiderohet si finalja e dy skuadrave më të mira në botë për momentin dhe të gjithë presin të shohin një ndeshje të madhe e cila do të dhurojë spektakël të vërtetë. Veç tjerash, kjo finale do të jetë një përballje direkte e dy superyjeve, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Nga ana e tij, trajneri Aleks Ferguson i nxori dje futbollistët për një seancë relaksuese me qëllim përshtatjen e tyre të nxehtin e Romës.
Bëhet e ditur se në stadiumin "Olimpiko" janë shitur që tani 67 mijë bileta për tifozët spanjollë dhe anglezë.
Masat e policisë vazhdojnë të jenë tepër të larta, ndërkohë që janë ndaluar edhe pijet alkoolike në disa prej zonave kryesore. Trofeu i Champions League është ekspozuar pranë Koloseumit, në një kuti qelqi, ku tifozët e Barcelonës dhe të Mançesterit kanë patur mundësi ta shikojnë nga afër.
Unitedi lufton për ta mbrojtur titullin e fituar në sezonin e kaluar dhe për të hyrë në histori, ndërsa Barcelona dëshiron ta kompletojë këtë sezon të shkëlqyer duke fituar të gjitha trofetë e mundshme.
Ja lojtarët kryesorë:
Van der Sar
O'Shea
Ferdinand
Vidic
Evra
Scholes
Carrick
Anderson
Ronaldo
Rooney
Park. Barcelona
Valdes
Puyol
Toure
Pique
Sylvinho
Xavi
Keita
Iniesta
Messi
Eto'o
Henry.
n.e/NOA