English

Oketa në Greqi: I kërkova homologut tim të mbështesë lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë

Greqi, 27 maj NOA - Ministri shqiptar i Mbrojtjes Gazmend Oketa zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Greqi.

Ai u takua me homologun e tij grek Evangelos Meimarakis, Kryetarin e Parlamentit grek, Dimitrios Sioufas dhe studentët shqiptarë atje. Gjatë takimit me Ministrin grek të Mbrojtjes, Ministri Oketa vlerësoi marrëdhëniet e mira midis dy vendeve tona dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Ministri Oketa, deklaroi se i kërkoi homologut të tij, që si Ministër i Mbrojtjes dhe si anëtar i qeverisë Greke, të mbështesë mundësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë, sepse kjo do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe në zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike, etj. Â

Ministri Meimarakis u shpreh se Greqia e ka zgjeruar tashmë lëvizjen e lirë të qytetarëve midis dy vendeve, ndërsa hapja e plotë e këtij procesi lidhet me Bashkimin Evropian. Të dy ministrat biseduan mbi bashkëpunimin dypalësh në fushën ushtarake.

Ministri Oketa e falënderoi homologun për mbështetjen e dhënë në fushën e arsimimit dhe atë shëndetësore, duke u shprehur se me hyrjen e Shqipërisë në NATO, do të vijojë më tej zgjerimi i përvojave përkatëse. Ata shkëmbyen mendime edhe mbi situatën në rajon duke shprehur bindjen se integrimi në strukturat euro-atlantike dhe bashkëpunimi rajonal janë rruga e vetme për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit.

Ministri i Mbrojtjes u takua edhe me Kryetarin e Parlamentit grek, Dimitrios Sioufas në selinë e parlamentit

Gjatë vizitës së tij në vendin fqinj, ministri i Mbrojtjes zhvilloi edhe një bashkëbisedim me studentët shqiptarë që arsimohen në Greqi.

Në këtë takim që u zhvillua në mjediset e Ambasadës Shqiptare në Athinë, ministri Oketa u njoh me ecurinë e tyre gjatë studimeve.

Ai u foli për perspektivat që kanë këta studentë, tashmë si ushtarakë të një vendi anëtar të NATO-s

k.k/NOA

KOMENTE