English

Origjina kineze e municioneve të SHBA, dy veta pranojnë faktin

Majami, 27 maj, NOA - Dy persona kanë pranuar fajësinë në Majami të Floridës në lidhje me akuzat për mashtrim për furnizimin e ushtrisë afgane me municione kineze.

Lajmi është publikuar nga mediat amerikane, të cilat konfirmojnë se kanë qenë Dejvid Pakuz dhe Aleksandër Podrizki, të cilët kanë pranuar para gjykatës se janë përfshirë në një skemë për fshehjen e origjinës kineze të municioneve, të cilat merreshin nga Shqipëria.

Që të dy këta persona punonin në firmën AEY të drejtuar nga Efraim Diveroli, e cila kishte një kontratë me Pentagonin për të pajisur me municion forcat afgane të ushtrisë. Në pozicionin e zëvendëspresidentit të firmës AEY dhe agjentit të kësaj firme në Shqipëri, që të dy personat e lartpërmendur kanë pranuar se fishekët që merreshin nga Shqipëria, në emër të ushtrisë amerikane për t'u përdorur në afganistan, kanë qenë me origjinë kineze.

Ndërsa presidenti i kompanisë Efraim Diveroli nuk e ka pranuar aspak një fakt të tillë.

Skandali i fishekëve kineze u komentua gjatë në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara nga ana e tyre e cilësojnë si vepër penale blerjen e municioneve kineze, pas vendosjes se embargos ndaj armatimit kinez.

Trafiku në fjalë u zbulua pas investigimit që bëri "Neë York Times", pas ngjarjes të Gërdecit që ndodhi në Shqipëri më 15 mars 2008. n.e/NOA

KOMENTE