English

Plagosin për motive të dobëta punëtorin e punishtes së miellit, kërkohen nga policia

Korçë, 27 maj, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë kryer veprimet proceduriale për veprën penale të "Plagosjes së lehtë me dashje të kryer në bashkëpunim", të Â parashikuar nga neni 89 dhe 25 i Kodit Penal në ngarkim të dy personave.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ata janë dy vëllezërit Gocllari nga fshati Çiflig i Korçës, mbi të cilët rëndon akuza e plagosjes, pasi kanë goditur me grushta për motive të dobëta Jetnor Blloshanin nga fshati Drenovë i Korçës, i cili punonte si punëtor në një punishte përpunim-gruri në fshatin Çiflig.

n.e/NOA

KOMENTE