Shkodër, 27 maj NOA - Policia e qytetit të Shkodrës, çon në qeli një person të shumëkërkuar për vepra penale të rënda.
Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA bënë të ditur se sot është kryer ekzekutimi i Urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për arrestimin Basri Babaj, 32-vjeç, lindur e banues në fshatin Mjede, Bashkia Vau Dejës.
Sipas policia 32-vjeçari ka qenë person i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Qarku Shkodër, pasi më datë 20 prill të këtij viti gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale të "Vrasjes me paramendim, e mbetur në tentative, e kryer në bashkëpunim", "Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim" dhe "Mbajtje pa leje të armeve dhe municioneve luftarake".
Dyshohet se Babaj në bashkëpunim me vëllanë e tij Ilir Babaj, i shpallur në kërkim nga policia, më datë 6 prill të këtij viti rreth orës 22:30, në lagjen "Vasil Shanto" të qytetit të Shkodrës, kanë vrarë me armë zjarri Nadir Çukun dhe kanë tentuar të vrasin shtetasin N.H.
k.k/NOA