English

Prokuroria e Tiranës, çon në gjyq 4 ish-zyrtarë, abuzuan me pensionet

Tiranë, 27 maj NOA - Abuzuan me pensionet, përfundojnë në gjykatë dosjet në ngarkim të katër ish-zyrtarëve.

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi sot për shqyrtim gjyqësor çështjen penale në ngarkim të 4 ish-funksionarëve shtetërorë, të dyshuar për abuzime me pensionet e pleqërisë. Burime zyrtare të Prokurorisë, thanë se të pandehurit e çështjes janë, Agim Mema ish-drejtues në minierën e Mushqetas në Tiranë dhe tre ish-funksionarë të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë: Zija Mema, Fatbardha Sela dhe Flora Ceka, të akuzuar për vepra penale të "korrupsion pasiv" dhe "falsifikim të dokumenteve zyrtare". Ish-zyrtarët e administratës shtetërore u arrestuan në fund të vitit 2008 pasi dyshohet se të favorizuar nga detyra e tyre i kishin siguruar personave të ndryshëm pensione me dokumente false.

Megjithëse të arrestuarit mohuan akuzat, policia dhe prokuroria deklaruan se kishin prova që ish-zyrtarët të përfundonin në gjykatë.

k.k/NOA

KOMENTE